Ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve aktiv me Covid-19 në Qarkun e Dibrës. Prej tre ditësh ka një rënie infektimesh edhe në nivel kombëtar, gjë e cila është reflektuar edhe në Qarkun Dibër. Aktualisht në të gjithë qarkun janë rreth 150 qytetar aktiv të infektuar me koronavirus, duke e bërë qarkun me numrin më të vogël të rasteve aktive në shkallë vendi. Sipas specialistëve të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, Bulqizë e Dibër, kjo lidhet edhe me numrin e lartë të qytetarëve që janë shëruar.
Po ashtu, ka rënie të ndjeshme edhe të infektimeve të reja në shkallë qarku ku në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm dy raste, një në Dibër e një në Mat.
Megjithatë, specialistët e shëndetësisë ju bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Bie ndjeshëm numri i të infektuarve aktiv me Covid 19 në Qarkun Dibër
Reshjet e borës në Dibër e Bulqizë, krijohen probleme në zonat rurale
Muaji Shkurt ka hyrë me temperatura të ulta dhe reshje dëbore në Dibër e Bulqizë. Që prej orëve të para të ditës së Martë kanë nisur reshjet e borës duke përfshirë të gjithë territorin e Bashkisë Dibër dhe atë të Bashkisë së Bulqizës. Në qytetin e Peshkopisë trashësia e dëborës shkon në mbi 20 centimetra, ndërsa në zonat e thella malore deri në 50 centimetra. Reshjet kanë vijuar pandërprerje gjatë gjithë ditës duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve kryesisht të atyre të zonave rurale të njësive të thella administrative. Në rrugën nacionale Peshkopi – Burrel – Tiranë kalimi bëhet paprobleme pasi firma mirëmbajtëse ka vendosur në dispozicion 8 borëpastruese dhe katër fadroma. Me zinxhirë kalohen rrugët Ura e Çerenecit – Stëblevë – Librazhd dhe Peshkopi – Drajë – Kukës. Në Bashkinë Bulqizë, problem mbeten njësitë e thella administrative. Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla shprehet se kanë nisur problemet e para edhe pse ka vijuar puna për hapjen e rrugëve. Sipas tij, problem mbeten zonat e thella ku aktualisht kalimi bëhet me zinxhirë. Po ashtu edhe rruga Ura e Çerenecit – Stëblevë – Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, deri tani nuk mësohet të ketë patur avari.
Ndryshe nga janari, meterologia Porja: Surprizat e motit në muajin SHKURT
Sipas meteorologes Lajda Porja nga Meteoalb: Parashikimi shkurt 2022.
Muaji shkurt do të jetë i thatë, me shumë pak reshje të pranishme. Deri në datë 15, reshje të pakta kryesisht dëbore do të kenë zonat malore.
Pjesa e dytë, e muajit do të jetë sërish relativisht e thatë me prezencë të paktë të reshjeve në javën e fundit. Temperaturat e ajrit në 10 ditëshi-n e parë do të jenë 1.5 deri 2 gradë më të ulëta. Më i ngrohtë do të jetë 10-ditëshi i dytë.
Krahasuar me janarin, shkurti do të jetë shumë afër parametrave klimatike që e karakterizojnë
Kandidati i Rithemelimit në Dibër/ Kryemadhi: Në garë për qytetarët dhe zgjidhjen e problemeve të tyre
Kandidati i Rithemelimit të PD në Dibër, Përparim Kryemadhi në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se ai i përket PD që nga fillimet e saj dhe se në këtë garë është për zgjedhjen e demokratëve.
Teksa pret zyrtarizmin e kandidaturës së tij, Kryemadhi tha se do vijohet me një program të qar të për Dibrën, ku një nga problematikat më të mëdha për të mbetet sakavica.
Ai tha se për të ka menduar që të organizohet një referendum me qytetarët ku të jenë ata që të vendosin se cila do të jetë më e mira për interesin e tyre.
Unë në prezantimin që bëmë dje mu desh të ndalesha pak hollësisht në prezantimin tim sepse unë i përkas PD që nga fillimi i saj, dhe jam për zgjedhjen e demokratëve në këtë garë nuk është hera e parë që hymë në garë me koalicione, dhe besoj se dhe këtë herë do të funksionojë shumë mirë pasi qëllimi ynë është ti shërbejmë këtyre qytetarëve qofshin nga LSI, PD etj. Këtë herë nuk besoj që qytetarët e Dibrës do vazhdojnë të qeverisen nga e majta.
Ndërsa së shpejti sapo të zyrtarizohen kandidaturat do jemi me një program të qartë për Dibrën dhe pavarësisht se mandati është vetëm një vit, përpjekjet do të jenë maksimale që të lehtësojmë jetën e përditshme të qytetarëve. Problemet në rrethin e Dibrës janë të mëdha. Një problem që është shqetësuese është se Dibra ka problem Skavicën, PD ka qenë gjithmonë për një zgjidhje me diga të vogla dhe ajo që kam unë në mendje është që të bëjmë një referendum për të parë se cila është zgjidhja më e mirë për qytetarët e Dibrës. Ajo që do vendosin qytetarët, për atë do punohet fortë që të mos preken interesat e tyre.
Koalicioni Berisha-LSI, zbulohet logoja (FOTO LAJM)
Ditën e djeshme, Sali Berisha bëri të ditur skemën e përfshirjes së tij në zgjedhjet e 6 marsit.
Koalicioni më LSI-në ishte zgjidhja që lideri historik vendosi dhe tanimë është shpallur edhe logoja e këtij koalicioni.
Logoja është një lloj “sinonimi” i atyre që ish-kryeminstri bëntë gjatë fashatave të tij. Një formë rrethi me ngjyrë blu, e ndarë në pjesë, ku lart shkruher “Shtëpia e Lirisë” dhe poshtë flamuri kombëtar.
Bora dhuron pamje fantastike nga Bulqiza
Bulqiza është zgjuar sot e mbuluar nga dëbora, pas temperaturave të ulta prej disa ditësh.
Rreshje të shumta të cilat kanë nisur gjatë natës, vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit të sotëm.
Përpos të ftohtit, dëbora ka sjell edhe pamje të mrekullueshme dhe fantastike të qytetit të Bulqizës.
Bulqizainfo
Nëna Mbretëreshë Geraldinë bën bashk Dhurata Çupin dhe Agron Malajn
U përurua ditën e sotme shtatorja e Nënës Mbretëreshë Geraldinë, figurë shumë e dashur për shqiptarët dhe matjanët në veçanti.
Ceremonia u zhvillua në Tiranë dhe ajo që ra në sy ishte prezenca e deputetes Dhurata Çupi dhe kryebashkiakut Agron Malaj të cilët lanë pas ndasitë politike për të nderuar këtë figurë të rëndësishme.
Kryebashkiaku Malaj postoi edhe një foto në llogarinë e tij të facebook përkrah deputetes Çupi.
Statusi i Malajt në facebook
Nëna Geraldinë i donte të gjithë #matjanët bashkë. Inagurimi i shtatores së saj në Kryeqytet na bën të gjithëve krenar!
#MbretëreshaGeraldinë
#Tiranë
Reshjer e borës në qarkun Dibër. Bllokohet sërish rruga e Arbrit
Dibër/ Njoftim
Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe për këtë shkak, rruga e Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është i bllokuar dhe kontraktorët po punojnë për hapjen e saj.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,
të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.
Akset rrugore kryesore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos; janë të kalueshme, drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet antirrëshqitëse.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.
#policianëshërbimintuaj
Zgjedhjet në Dibër/ Arben Ristani: Premtim Kryemadhi nuk vjen nga LSI! Ka lidhje të forta në PD, e mbështet koalicioni
Arben Ristani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për primaret e zhvilluara në bazën e PD, ku fituan gjashtë kandidatë, që do të përfaqësojnë koalicionin PD (grupi Berisha) dhe LSI në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Ristani tha se këto primare ishin “demokracia në veprim”. Ai shpjegoi procesin dhe u shpreh se pjesëmarrja ishte e lartë.
“Procesi i primareve është demokracia në veprim. Kur erdhi Clinton para disa vitesh, tha nëse doni të shihni demokracinë në veprim, ejani në Shqipëri. I njëjti vullnet i PD, bëri që këtë demokraci ta shohim gjatë primareve.
E nisëm në statutin që miratuam në 11 dhjetor. Sollëm risitë e një statuti që nuk e ka asnjë parti në Shqipëri. Rivendosëm referendumin, njohëm fraksionet. Risi që do t’i shohim në veprim. Filluam me primaret, meqenëse u shpall edhe data e zgjedhjeve lokale. Vendosëm që kandidaturat do të tërhiqen nga propozimet e anëtarësisë.
U zhvilluan primaret, një masivitet i anëtarësisë. Ju i patë rradhët. Në Shkodër, në Durrës. Ndoqa në dy nga degët në Vorë dhe Rrogozhinë, zhvillimin e primareve. Mediat kanë qenë prezent gjatë të gjithë kohës. Rezultati, gjashtë të propozuarit, figura shumë të mira”, tha Ristani.
Kreshnik Çollaku pyet Ramën: Sa kushtoi udhëtimi yt luksoz me charter? Shqiptarët meritojnë transparencë
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, tha në një deklaratë për media se qeveria është e korruptuar, ndërsa pyeti kryeministrin Edi Rama se “sa kushtoi udhëtimi yt luksoz me charter?”
Çollaku deklaroi se shqiptarët meritojnë transparencë, ndërsa shtoi se “Edi Rames nuk i behet vone per shqiptaret, ai kujdeset vetëm për të udhëtuar si mbret, për të shijuar resorte luksoze si car dhe për të pastruar imazhin e tij të nxirë keq!”
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI KRESHNIK ÇOLLAKU
Edi Rama vazhdon te perdore parate e shqiptareve per lluksin e tij. Ai bredh neper resortet me lluksoze te europes duke u sjell si sheik me parate e shqiptareve, te cilet sot vuajne nga cmimet e rrituara, papunesia dhe varferia.
Disa dite me pare ai mori charterin per qefet e tij, qe vetem karburant i ka kushtuar taksapaguesve 120 mije euro.
Edi Rama vazhdon te refuzoje te beje transparence, vazhdon te refuzoj te jape llogari per taksat e shqiptareve.
Sot në emër të gjithë shqiptarëve paratë e të cilëve po i vjedh e shpërdoron, po i drejtojme serisht disa pyetje kryeministrit:
A përdore charterin privat për të dhënë intervistë per ”Manager Magazine”?
Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi?
Sa është kosto e gjithë qëndrimit në resortin luksoz të Europës?
Nderkohe qe varferia dhe papunesia shtohen ne Shqiperi, edi rama dhe qeveritaret e tij vazhdoj me lluksin e shfrenuar
Për periudhën 2014 – 2022, fatura e shpenzimeve te luksit arrin ne 798.3 milionë euro
Prej te cilave Bileta udhetimi – 46 milionë euro
Karburant – 255.6 milionë euro
Mobilim zyrash – 27.5 milionë euro
Paisje – 60.1 milionë euro
Rikonstruksion zyrash dhe godinash – 155.6 milionë euro
Vetem kete muaj ku shumica e shqiptareve nuk arrijne dot te sigurojne ngrohje per femijet e tyre per shkak te cmimit te larte te energjise dhe, Kryeministria ka paguar per udhetime jashte vendit 64 mijë euro.
Edi Rames nuk i behet vone per shqiptaret, ai kujdeset vetëm për të udhëtuar si mbret, për të shijuar resorte luksoze si car dhe për të pastruar imazhin e tij të nxirë keq!
Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!