Home Blog Page 314

Dy Qendra Ambulatore në Bashkinë Mat i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë

Dy qendra ambulatore në Bashkinë e Matit po i nënshtrohen një rikonstruksioni të plotë për të përmirësuar jo vetëm cilësinë e godinave por edhe të shërbimit ndaj banorëve. Bashkia e Matit në bashkëfinancim me projektin “Shëndet për të gjithë” apo siç njihet HAP, i financuar nga qeveria zvicerane po rikonstrukton qendrën Ambulatore të fshatrave Zenisht dhe Mallunxë. Puna në këto objekte është drejt përfundimit. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se me këto investime zgjidhet një gangrenë e krijuar prej 3 dekadash në këtë sector. Sipas tij, këto objekte kanë qenë ndërtuar pa asnjë kriter dhe kanë qenë lënë në harresë të plotë. Investimi i tanishëm do të përfshijë jo vetëm rikonstruksionin e objektit, por edhe rrethimin e tij si dhe pajisjen me bazë materiale.

Me përfundimin e rikonstruksionit të këtyre qendrave ambulatore, Bashkia e Matit ka në projekt edhe objekte të tjera të këtij lloji për t’i rikthyer ato me standartet e kërkuara.

Intervista me Luan Hakën: Nuk do ketë shansë të vidhet vota në Dibër

Mbermjen e kaluar është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike ku ka miratuar emrat e propozuar nga baza në gjashtë bashkitë ku do të ketë zgjedhje me datë 6 Mars. Mes emrave është edhe ai i Luan Hakës i propozuar nga baza e PD Dibër si kandidat në zgjedhjet e pjesshme vendore që mbahen ën fillim të muajit të ardhshëm. Pas zyrtarizimit të kandidaturë së tij, në një intervistë për mediat, Haka tha se do të punojë për Dibrën dhe se nuk do të merret me dy kandidatët e tjerë. Sipas kandidatit të Partisë Demokratike Luan Haka, Dibrës do t’i kthehet dinjiteti i munguar prej shumë vitesh.

Luan Haka do të ketë përballë në këtë garë, Rrahim Spahiun i Partisë Socialiste dhe Premtim Kryemadhin nga kolaicioni “Shtëpia e Lirisë”, pjesë e sëcilit është LSI, PDK dhe grupimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Ish ministri Saimir Tahiri dënohet me 3 vite e 4 muaj burg

Ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës, Saimir Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Apelit e Krimit dhe korrupsionit.

Sipas gjyqtarit të Apelit, Saimir Tahiri do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjyqtari është shprehur se është provuar që Saimir Tahiri ka përfituar nga aktiviteti i Habilajve.

Gjykata e Apelit të GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Shkalla e parë e gjykatës speciale, duke rrëzuar faktin që Tahiri do të kalonte në Shërbim prove.

Bashkia Bulqizë vijon me aksionin për pastrimin e qytetit nga mbeturinat dhe lehtësimin e qarkullimit

Ekipet e punës së Bashkisë Bulqizë kanë vijuar me aksionin për të pastruar Bulqizën nga mbeturinat dhe lehtësimin e qarkullimit pas situatës së shkaktuar nga rënia e dëborës.

Lajmin e bëri të ditur Bashkia Bulqizë nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të “Faacebook”.

Bashkia Bulqizë u bën apel të gjithë banorëve dhe bizneseve të Bulqizës për t’u ndërgjegjësuar dhe për t’iu bashkuar nismës “Bulqiza e Pastër”, si edhe për një kujdes të shtuar në përdorimin e automjeteve në këto ditë të ftohta dimri.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbashkiabulqize%2Fposts%2F4810111492375637&show_text=true&width=500

Bulqiza.info

KQZ regjistron koalicionin “Shtëpia e lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit, por nuk njeh Komisionin e Rithemelimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi regjistron koalicionin e partive LSI dhe PDK nën logon “Shtëpia e lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, por nuk njeh Komisionin e Rithemelimit. Pavarësisht kësaj të gjithë kandidatët e paraqitur nga ky koalicion janë nga Komisioni i Rithemelimit, asnjë prej tyre nuk është nga LSI dhe PDK.

Celibashi tha se partia udhëheqëse është LSI dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Lëvizja Socialiste për Integrim i dërgoi më 1 shkurt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin  e koalicionit të ri  “Shtëpia e Lirisë”, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme zgjedhore të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

Sipas dokumentit, koalicioni përbëhej nga PD-Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit, LSI dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.

Ish-kryeministri Sali Berisha kur prezantoi më 31 janar kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme, njoftoi edhe koalicionin me disa parti, pasi sipas tij Rama ka konfiskuar PD-në në mënyrë që Komisioni i Rithemelimit të mos merrte pjesë në zgjedhje.

Në arrati prej 2 vitesh/ Policia e Matit arreston 28-vjeçarin e dënuar nga gjykata me 5 vite burg

Komisariati i Matit në bashkëpunim me policinë e Fushë Krujës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas i cili ështe dënuar nga Gjykata e Matit me 5 vite burg.

Në kuadër te operacionit policor të koduar ” Stojani” shtetasi E.M ka përfunduar në pranga me akuzën kultivim lëndësh narkotike

Mat

Në vijim të operacionit policor të koduar “Stojani”, ,kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim i dënuar me 5 vjet burg.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin gusht 2020 janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të tjerë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” të kryera në bashkëpunim.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Stojani”, për kapjen e autorit të katërt të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë policore për vendodhjen e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Fushë-Krujë, kanë organizuar punën dhe si rezultat gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

E. M., 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, këtë shtetas e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”,i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të arrestuar më parë janë kapur në flagrancë duke punuar në një parcelë të cilët kishin mbjellur bimë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kur dita nis me miq të mirë/ Halit Valteri poston foton me ministrin Ulsi Manja

0

Ish deputeti Halit Valteri duket se ka ruajtur relatat pozitive me ish kolegët e tij në PS teksa ditën e sotme postoj në facebook një foto krah ministrit Ulsi Manja.

Valteri duket shumë i lumtur teksa po konsumojnë një kafe në ambientet e zyrês së Ulsi Manjës.

Kur dita nis me miq të mirë shkruan në facebook Halit Valteri.

Kujtojmë që matjani Halit Valteri dështoi të thyejë herësin dhe nuk mori mandat në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kandidati i PD, Luan Haka: Koha t’i kthejmë Dibrës dinjitetin e nëpërkëmbur

0

Koha që të bashkuar t’i kthejmë
Dibrës dinjitetin e nëpërkëmbur.

Të nderuar miq!
Po ju drejtohem të gjithëve, veçanërisht motrave dhe vëllezërve të mi dibranë në një ditë të rëndësishme sot për mua.
Sapo kam marrë konfirmimin e lidershipit të PD në nivel lokal dhe qendror si dhe të kryetarit Lulzim Basha për të qenë kandidat për Bashkinë Dibër në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Veçse një ditë e veçantë, e di shumë mirë që përgjegjësia që kam marrë nuk është e vogël, por obligimi që kam brenda vetes, energjinë dhe vullnetin për të dhënë më të mirën për Dibrën krah jush më bëri të marrë përsipër këtë sfidë.
Dibra jonë është një zonë me traditë dhe ka bërë histori. NE dhe parardhësit tanë kemi ditur për t’i dal zot, jo vetëm fateve të tona, por dhe të vendit. Dibranët kanë ditur pavarësisht rrethanave të ia dalin përballë çdo vështirësie edhe kur kanë tentuar të ia imponojnë gjërat më dhunë, nuk kanë duruar.
Vëllezër dhe motra demokratë, qytetarë të Dibrës! Si njëri prej jush, ju ftoj që të bashkohemi si një familje dhe të bëjmë më të mirën siç kemi ditur në shumë beteja dhe kjo e gjitha që të prodhojë një rezultat për të mirën e qytetarëve të Bashkisë Dibër.
Këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse do të vendosim së bashku fatin e shtëpisë sonë.
Ju ftoj që të bashkohemi të gjithë, lëmë mënjanë mërinë dhe pakënaqësinë, kërkojë nga qytetarët e Peshkopisë, të Njësive Administrative; Maqellarë, Melan Tomin, Selishtë, Luzni, Muhurr, Kastriot, Fushë-Çidhën, Arras, Sllovë, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Zall-Reç dhe Lurë, që sikurse deri më tani të evidentojmë dhe diskutojmë sërish për hallet tona të përbashkëta e nëse do më besoni votën si Kryetar i Bashkisë Dibër, do të më kërkoni llogari së cilës nuk do t’i shmangem asnjë moment.
Si njëri prej jush duke qenë dibran, por edhe prej funksionit të Sekretarit të Degës së PD Dibër më është dashur të kem qenë në secilën prej 14 Njësive Administrative të Bashkisë Dibër. Jam takuar dhe njohur me hallet dhe shqetësimet me të cilat përballeni ju vëllezër, fal braktisjes që ju ka bërë qeverisja në nivel lokal dhe qendror.
Me shumicën prej jush jam takuar dhe kam diskutuar. Do e bëj sërish këto ditë fushate, kur ajo të jetë zyrtare, por nëse do më besoni detyrën e kryebashkiakut, ju garantoj që tek unë do të gjeni të njëjtin person që keni takuar deri më tani, Luanin që ju njihni sot. Koha do ta vërtetojë këtë që iu them!
Nuk është ky momenti i të bërit publik të angazhimeve të mia si kandidat, pasi do të kemi mundësi t’i diskutojmë gju më gju siç dinë dibranët, por ju garantojë që me mua kryebashkiak, Bashkia Dibër do të jetë shtëpia juaj e dytë.
Por, për të arritur tek fitorja duhet të jemi bashkë të gjithë. Gabimet na kanë kushtuar duke na hequr nga duart dhe fitoren. Kjo vellëzër të mi demokratë dhe dibranë nuk duhet të ndodh më. Eshtë momenti që ta vlerësojmë votën sepse ajo është e shenjtë.
Ftoj çdo demokrat, pavarësisht të menduarit ndryshe sepse kjo është vlerë mes nesh, të na bashkohet që unë si kandidat dhe PD si forcë politike kësaj here të jetë fituese në Bashkinë Dibër siç kemi qenë.
Ftoj çdo qytetar të pavarur nga politika, qoftë dhe të majtë të zhgënjyer që më 6 mars të dinë ku do ta çojnë votën e cila do të thotë shumë për të ardhmen.
Duke iu përshëndetur, Ju përqafoj të gjithëve dhe mezi pres të ju ritakoj personalisht secilin për të diskutuar si vëllezër për të ardhmen tonë të përbashkët.

Rihapen fluturimet në aeroportin e Kukësit, Rama: Katër destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës

0

Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut” në Kukës.

I pranishëm ka qenë edhe vetë kryeministri, i cili ka ndarë pamjet në momentin kur avionët prekin pistën.

Kështu deklaron kryeministri Edi Rama i cili informon se destinacionet e para janë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

 “Aeroporti i Kukësit – Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë 

Punë dhe durim

#ShqipëriaEArdhmjaJonë️

#SkaKohëPërPushim‍️‍️”

Probleme me rrjetin elektrik në Rripë të Gurrës, banorët mundohen të ndërhyejnë me mjete themelore

  Sa herë ka reshje shiu, bore apo fryn erë banorët e lagjeve Allaj e Barruku në fshatin Rripë të Njësisë Administrative gurrë në Bashkinë e Klosit përballen me mungesë të energjisë elektrike. Për shkak të amortizimit të rrjetit përcjellës, telat takohen dhe shkaktojnë masë duke lënë pa energji gjithë banorët. Këta të fundit janë munduar që ta mbajnë vetë rrjetin, ose të paktën me mjete rrethanore ata kanë siguruar që fijet përcjellëse të mos kenë kontakt me njëra-tjetrën. Banorët thonë se problemin e tyre ja kanë bërë të ditur edhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Ata kërkojnë që rrjeti të bëhet siç është bërë në shumë zona të tjera që deri tek matësi të shkojë me kabull. Vetëm në këtë mënyrë do të shmangen avaritë.

Mjetet e vendosura nga banorët për të mos u takuar fijet përcjellëse, rrezikojnë edhe jetën e fëmijëve të cilët luajnë poshtë tyre.