Prej të paktën 6 vitesh në të gjithë vendin janë hapur Qendra të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore. Këto qendra ofrojnë shërbim ligjor falas për disa kategori të shoqërisë. Edhe në Mat, është hapur zyra e Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Falas. Ajo është e vendosur në objektin e ish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, ku pret qytetarët çdo ditë nga e hëna në të premte. Punonjësi me Trajnim të Posaçëm, Artan Ballabani tha se qendra është e hapur për të gjithë personat që përfitojnë shërbim ligjor falas, si në dhënien e informacionit ashtu edhe në asistimin e marrjes së shërbimit ligjor pa paguar asgjë. Disa nga kategoritë përfituese janë, viktimat e abuzuar seksualisht, viktimat e mirut në konflikt me ligjin, viktimat e dhunës në familje etj.
Nga ana tjetër, Ballabani tha se bashkëpunimi i kësaj qendre nën varësi të Ministrisë së Drejtësisë është me të gjitha institucionet e tjera.
Periudha në të cilën ndodhemi tani është periudhë e shtimit natyral të peshkut, ndaj dhe institucionet vendosin ndalimin e gjuetisë. Me urdhër të Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndalimi i gjuetisë në liqenet Ulëz e Shkopet për këtë vit do të nisë me datë 25 Prill.
Por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit periudha e ndalimit të gjuetisë në çfarëdo lloj forme do të jetë për një periudhë 60 ditore. Nëse vitet e kaluara, në liqenin e Ulzës ndalimi i gjuetisë bëhej nga data 25 Prill deri me 25 Maj dhe në liqenin e Shkopetit nga 25 Maji deri me 25 Qershor, këtë vit periudha do të jetë e njëjtë për të dy basenet ujore.
Vendimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e përcakton qartë ndalimin e gjuetisë me të gjitha mjetet për shkak se dëmtohet shtimi natyral i peshkut Krap në këto dy liqene. Gjithashtu urdhëri parashikon që vendbazimet e varkave do të jenë sipas përcaktimit të bërë nga Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit.
Gjatë periudhës së ndalimit të gjuetisë, basenet ujore Ulëz e Shkopet do të monitorohen nga Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, OMP-t, Drejtoritë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Policia e Rendit, policitë bashkiake e struktura të tjera vendore. Në rast se do të konstatohen raste të shkeljes së moratoriumit të periudhës së ndalimit të gjuetisë, gjuetarët qofshin ata me liçencë apo pa liçencë do të përballen me dispozitat ligjore në fuqi.
Janë mbyllur 33 javët e kampionatit të kategorisë së parë në futboll të dielën e 20 Prillit. Në javën e fundit Burreli luajti në transfertë ndaj Kukësit, ndeshje të cilën e fitoi me rezultatin 2 me 1. Ka qenë Farruku ai i cili me dopietën e tij i ka dhënë tri pikët maksimale skuadrës matjane, duke vulosur edhe fitoren e 16 në këtë kampionat. Me tri pikët e marra në ndeshjen e fundit, Burreli e mbyll garën me 58 pikë në total dhe i pozicionuar në vendin e 4. Ndërkohë, të dielën janë zhvilluar të gjitha takimet ku u mbyllën me këto rezultate: Apolonia – Lushnja 0 me 0, Erzeni – Kastrioti 2 me 3, Vora – Flamurtari 0 me 1, Valbona – Besa 1 me 3 dhe Korabi – Pogradeci 3 me 0.
Vora dhe Flamurtari kanë kaluar automatikisht në kategorinë superiore pasi e mbyllën kampionatin në vendin e parë dhe të dytë me 76 e 75 pikë. Në kategorinë e dytë kanë zbritur Valbona dhe Erzeni i Shijakut. Ndërkohë, këtë javë nisin ndeshjet edhe për fazën play off dhe atë play out.
Në këtë fazë të kampionatit, Besa, Burreli, Pogradeci dhe Apolonia do të luajnë ndërmjet tyre për të nxjerrë skuadrën e cila do të luaj play off me ekipin e vendit të 8 të superligës. Ndërkohë, Lushnja, Korabi, Kastrioti dhe Kukësi do të luajnë ndërmjet tyre për të nxjerr ekipin që do të luaj në play out me ekipin e tretë që del nga dy grupet e kategorisë së dytë.
Ish-minatorin 65-vjeçar, Gëzim Qyshkekun, të gjithë e njohin në Bulqizë, pasi e sheh çdo ditë në një nga rrugët e Shupenzës apo atë Bulqizë – Maqellarë. Gëzimi del me shpresën se dikush që është në lëvizje mund të ketë hedhur nga xhami i makinës ndonjë kanaçe pas konsumimit të pijes, dhe nëse e gjen, e merr dhe e shet në pikat e skrapit. Me një thes në krah, Gëzimi ecën për disa kilometra çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Kjo është një ditë rutine për 65-vjeçarin, i cili në jetën e tij ka provuar shumë punë të vështira, që nga ajo në minierën e Bulqizës e deri tek emigrimi si punëtor krahu në shtetin fqinj, Greqi. Ai tashmë pret të dalë në pension në Gusht të këtij viti.
Kushtet në të cilat jeton ky 65-vjeçar janë vërtetë shumë të rënda. Për banesë ka një godinë të dhuruar nga një person i fshatit. Këtë ambjet të vogël Gëzimi e shfrytëzon për gjithçka; kuzhinë, dhomë gjumi apo dhomë pritjeje. Hapësira nuk ka as kushtet më minimale për të jetuar.
Thirrjet e tij ndaj pushtetit vendor dhe institucioneve të tjera për t’i siguruar një banesë normale, deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër, ndërsa 65-vjeçari vijon aktivitetin e tij për të mbijetuar me materiale metalike që i shet për skrap.
Papa Françesku lindur si Jorge Mario Bergoglio më 17 dhjetor 1936 ishte kreu i Kishës Katolike dhe sovran i Shtetit të Qytetit të Vatikanit . Ai ishte Papa i parë nga Shoqëria e Jezusit (Urdhri i Jezuitëve), i pari nga Amerika dhe Hemisfera Jugore , dhe i pari i lindur ose i rritur jashtë Evropës që nga Papa sirian i shekullit të 8-të, Gregori III .
I lindur në Buenos Aires , Argjentinë, Bergoglio u frymëzua për t’u bashkuar me jezuitët në vitin 1958 pasi u shërua nga një sëmundje e rëndë. U shugurua prift katolik në vitin 1969; nga viti 1973 deri në vitin 1979, ai ishte eprori provincial jezuit në Argjentinë. Ai u bë kryepeshkop i Buenos Aires në 1998 dhe u bë kardinal në 2001 . Ai udhëhoqi kishën argjentinase gjatë trazirave të dhjetorit 2001 në Argjentinë ; Administratat e Néstor Kirchner dhe Cristina Fernández de Kirchner e konsideruan atë si një rival politik.
Pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI më 28 shkurt 2013, një konklava papale zgjodhi Bergoglio si pasuesin e tij më 13 mars. Ai zgjodhi Françeskun si emrin e tij papal për nder të Shën Françeskut të Asizit . Gjatë gjithë jetës së tij publike, Françesku është shquar për përulësinë e tij, theksin në mëshirën e Zotit, dukshmërinë ndërkombëtare si Papë, shqetësimin për të varfërit dhe përkushtimin ndaj dialogut ndërfetar . Ai është i njohur për një qasje më pak formale ndaj papatit sesa paraardhësit e tij, për shembull, duke zgjedhur të banojë në bujtinën Domus Sanctae Marthae dhe jo në apartamentet papale të Pallatit Apostolik të përdorur nga papët e mëparshëm.
Françesku i ka bërë gratë anëtare të plota të dikasterive në Kurinë Romake . Ai pohon se Kisha Katolike duhet të jetë më mirëkuptuese ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTQ dhe ka deklaruar se ndërsa bekimet e bashkimeve të të njëjtit seks nuk lejohen, individët mund të bekohen për sa kohë që bekimet nuk jepen në një kontekst liturgjik . Françesku ishte një kritik i kapitalizmit të shfrenuar , konsumizmit dhe mbizhvillimit; ai e bëri veprimin mbi ndryshimin e klimës një fokus kryesor të papatit të tij.
Në vitin 2022, ai kërkoi falje për rolin e Kishës në ” gjenocidin kulturor ” të popujve indigjenë kanadezë . Françesku mblodhi Sinodin mbi Sinodalitetin që u përshkrua si kulmi i papatit të tij dhe ngjarja më e rëndësishme në Kishën Katolike që nga Këshilli i Dytë i Vatikanit .
Papa Françesku ka shkruar një sërë librash, enciklikash dhe tekste të tjera
Policia e Dibrës ka arrestuar tre shtetas në Maqellarë pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e shërbimit.
Të arrestuarit janë A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç dhe A.M., 53 vjeç – të tre vëllezër, banues në Maqellarë. Sipas njoftimit zyrtar, ata po përballen me akuzat për “Kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”.
Ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Të dielën e 20 Prillit do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së fundit të kampionatit të kategorisë së parë në futboll, ku dhe do të përcaktohet renditja përfundimtare e ekipeve nga vendi i parë deri në vendin e 12. Ekipi ynë i futbollit e mbyll këtë garë me ekipin e Kukësit, në një ndeshje në transfertë, e cila pavarësisht rezultatit pritet të mos ketë asnjë ndikim në renditjen finale të skuadrës matjane, të drejtuar nga trajneri Ditmar Bicaj, teksa është 6 pikë larg Pogradecit pasues, dhe 6 pikë larg Besës së vendit të tretë. Ndërkohë, as ekipit kuksjan nuk i ndryshon renditja pavarësisht rezultatit pasi ndodhet në vendin e 10 dhe është 7 pikë larg Kastriotit të vendit të 9 dhe 12 pikë larg vendit të 11, Valbonës së Tropojës.
Nisur nga këto rezultate, fundi i lojës do të prodhojë vetëm statistikë për të dy ekipet, qoftë fitore, barazim apo humbje.
Ndërkohë, ekipet që kanë siguruar direkt kalimin në superligë janë Vora dhe Flamurtari, ndërsa ekipet që kanë rënë direkt në një kategori më poshtë janë Valbona dhe Erzeni. Në javët në vijim do të zhvillohen edhe përballjet e play out e ato play of ku do të dalin ekipet që do të jenë në klategorinë e dytë e ekipin e tretë që do të ngjitet në kategorinë superiore.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi kandidatët e Qarkut Dibër, duke premtuar se prioriteti i qeverisë pas 11 majit do të jetë mbrojtja e qytetarëve që sot përballen me rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimin e jetesës.
Me një kapele me numrin 1 në kokë, të ngjashme me stilin e fushatës së presidentit Trump vitin e kaluar, Berisha deklaroi se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij, nuk do të ketë pension më të ulët se 200 euro, paga minimale do të jetë 500 euro,
Ai iu përgjigj edhe kritikëve dhe kundërshtarëve politikë që e cilësojnë “të vjetër” për shkak të moshës 80-vjeçare:
Berisha replikoi edhe me rivalin e tij politik, Edi Rama, i cili pak ditë më parë në Dibër i cilësoi burrat e kësaj zone si “çyrykë”.
Sipas Berishës, më 11 maj qytetarët duhet të vendosin për të ardhmen e ekonomisë së tyre familjare dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Një minator 48-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në minierën e Martaneshit. Mësohet se brenda galerisë ku po punonte minatori është shembur një masiv gurësh të cilët kanë zënë poshtë Agron Canin, banues në Krastë.
Njoftimi i Policisë
Me datë 19.04.2025, rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës, dyshohet se është shembur një masiv gurësh ku për pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën shtetasi Agron Cani, 48 vjeç, banues në Krastë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.