Bulqizë, aksidentohet biznesmeni i kromit,humb jetën në spital
Një biznesmen kromi në qytetin e Bulqizëska humburjetën pasditën e kësaj të premtjeje teksa është goditur nga një automjet në lëvizje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë urës mbi rrugën e arbrit që ndaj dy lagjet e Bulqizës. Burime për Mat Televizion thanë se Murat Duriçi është goditur nga një furgon pasagjerësh teksa ecte në rrugënmes dy qyteteve. Sipas të njëjtave burimeve, ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, ndërsa Duriçi kishte dalë për vrapin e pasdites. Kanë qenë kalimtarë të rastit ata të cilët e kanë transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ndërsa mjekët e kanë nisur me urgjencë drejt Tiranës. Për shkak të plagëve të marra, mësohet se Murat Duriçi ka ndërruar jetë.
Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit i cili e kishte braktisur atë në momentin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.