Policia spanjolle ka shkatërruar një grup kriminal I cili drejtohej nga shqiptarë.
Kanë qënë mediat vendase që kanë raportuar për operacionin që vuri në pranga 10 persona, mes tyre edhe kokat e grupit që ishin shqiptarë.
Ky grup kriminal merrej me transportin e emigrantëve, përmes Spanjës me destinacion final, Mbretërinë e Bashkuar.
Mediat gjithashtu kanë raportuar se hetimet deri tani thonë se grupi kriminal në fjalë, përdorte për kalim disa nga portet në Spanjë, përfshirë Bilbaon, Santander, Valencia dhe Castellón.