Policia ka shoqëruar ditën e sotme një person të dyshuar për pjesmarrje në grabitjen spektakolare të Rinasit.
Nga informacionet paraprake mësohet se personi i shoqëruar ishte me inicialet M.H, dhe ka qenë ish-efektiv i Policisë së Rinasit.
Sipas burimeve dyshohet se ky person iu ka dhënë informacione grupit të grabitësve, dhe ka treguar mënyrën si funksionon skema e sigurisë në Aeroport.
Mendohet se në grabitje kanë marrë pjesë me shumë se 5 persona, ndërsa një prej tyre mund të ketë mbetur dhe i plagosur pas përplasjes me armë me forcat e FNSH-së.
Derimë tani i vetmi person që është identifikuar është Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë.