Policia Rrugore me dorë “të hekurt”, ndëshkon 511 drejtues atuomjetesh

Policia Rrugore me dorë “të hekurt”, ndëshkon 511 drejtues atuomjetesh

Efektivët e Policisë Rrrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër vijojnë monitorimin e të gjitha rrugëve nacionale brenda këtij qarku. Si rezultat i këtyre monitorimeve intensive me dronë, radarë dhe mjete inteligjente në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja, si dhe menaxhimin e trafikut, janë ndëshkuar plot 511 drejtues automjetesh në dy javët e fundit. 1 shtetas është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. 148 drejtues automjetesh, u ndëshkuan për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, 156 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, 28 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 4 drejtues motomjetesh, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 15 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 5 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh, për xhama të errët, të pahomologuar dhe pa dokumentacionin përkatës dhe 149 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Policia Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes maksimal, pasi çdo shkelje mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, duke theksuar se do të jetë gjithë kohën në terren për të monitoruar zbatimin e kodit rrugor.