Policia Rrugore vijon kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore të Qarkut Dibër, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë këtyre kontrolleve të befasishme është arrestuar në flagrancë një shtetas pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër për shkelje të rrugallve të qarkullimit rrugor.
Efektivët e Qarkullimit Rrugor kanë pezulluar 10 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë monitoruar akset rrugore me dron për parandalimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara.
Blutë e Dibrës vijojnë tju bëjnë apel të gjithë përdoruesve të rrugës të zbatojnë me përpikmëri kodin rrugor, në të kundërt do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore.