Policia Mat jep njoftimin tronditës: Shfrytzonte motrën e mitur seksualisht, në pranga banorja e Burrelit

0

Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga specialistët e Hetimit të Krimit pranë Komisariatit Mat.

Njoftimi i Policisë Mat

Mat / Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u ndalua shtetasja H. C., 27 vjeçe, banuese në Burrel, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se kjo shtetase në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ) ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, ndaj kësaj shtetasja ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.