Mat
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes tre vëllezërve, për motive pronësie.
Arrestohen nga Policia 3 vëllezërit, për dhunë në familje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Midhë, Njësia Administrative Komsi, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
G. S., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi ka goditur me një send të fortë gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital, është larguar drejt banesës.
I. S., 45 vjeç dhe F. S., 42 vjeç, banues në fshatin Midhë, pasi për motive pronësie kanë goditur me sende të forta vëllanë e tyre B. S., 58 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar drejt banesës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprën penale “Dhuna në familje”.