Një 85-vjeçar është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spitalin e Matit gjatë orëve të para të të mëngjesit të datës 16 Maj. Policia e Shtetit përmes një njoftimi publik, bën me dije se dyshohet se i moshuari është vetëplagosur me armë zjarri në një ambient pranë shtëpisë së tij.
“Në orët e vona të mbrëmjes datë 16.05.2021, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi D. H., rreth 85 vjeç, banues në Mat, i cili në një ambient pranë banesës së tij , dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri”, njofton policia.
Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes armën e zjarrit, si dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.