Policia e shtetit kremtoi këtë të hënë 107 vjetorin e themelimit të saj. Në të gjitha insititucionet e policisë së shtetit u mbajtën ceremoni për të përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme jo vetëm për uniformat blu, por për gjithë shtetin shqiptar. Edhe në Komisariatin e Polcisë së Matit u mbajt ceremonia e rastit sipas protokollit zyrtarë.

Shefi i këtij Komisariati, Aldi Mema, pasi bëri një rezyme të punës së një viti, përshëndeti familjet e dëshmorëve të rënë në krye të detyrës.

Më pas aktivitetin e përshëndetën edhe bashkëshortja e dëshmorit Baftjar Stafasani, Sofie Stafasani dhe Kryetrari i Bashkisë Mat, Agron Malaj
Të pranishëm në këtë aktivitet festiv ishin edhe nënprefekti i Matit Hasan Pasha, Komandanti i Detashmentin të Mbështetjes Rajonale Burrel, Agron Kurti si dhe veteran të policisë së shtetit.