Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P. 38 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër,

Forca Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, në vendin e quajtur Xhabije, Shkodër gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur me vete një sasi dozash lëndë narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gjithësej 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis.