Policia e Dibrës heq 6 kamera në Peshkopi e Burrel

0

Policia e shtetit ka vijuar operacionin e koduar “Fijet”, duke ushtruar kontrolle në të gjitha qytetet e vendit. Në Qarkun Dibër ka shkuar në 6 numri i kamerave të  çmontuara dhe në 4 numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetime të thelluara.

Strukturat e DVP Dibër bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër,  në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qytetit të Peshkopisë, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Në vijim të fazës së shtatë të këtij plani operacional, në  qytetin e Peshkopisë, shërbimet e Policisë, kanë çmontuar 5 kamera, për vendosjen e të cilave janë në hetim shtetasit  S.Ç; L.K; R.S.

Ndërkohë që policia vijon heqjen e kamerave nga shtyllat, deri tani nuk ka mundur të gjejë lidhjen e këtyre kamerave me serverat.