
Në prag të Vitit të Ri, punonjësit e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër kanë shpërndarë dhurata për disa familje në nevojë.
Shpërndahen 100 pako me ushqime për familjet në nevojë në territorin e Bashkisë Dibër, nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe me mbështetjen e Drejtorit Vendor të Policisë Dibër, në shenjë solidarizimi për të qenë më afër tyre në këtë prag të vitit të ri.
Efektivët e Policisë Rrugore nën drejtimin e shefit të seksionit të Policisë Rrugore, gjatë ditës së enjte u janë gjendur pranë familjeve në nevojë duke Ju uruar për një vit sa më të mbarë për ta dhe duke shpërndarë bazën minimale, ushqime e dhurata për fëmijë, në mënyrë që të ndihen të barabartë dhe të lumtur në prag të vitit të ri.
Ky është dimensioni solidar i Policisë së Shtetit, që rrallëherë jemi mësuar ta shikojmë, ndaj vlen për t’u mbështetur e përgëzuar nga të gjithë.
Familjet e ndihmuara nga ana e tyre kanë falënderuar punonjësit e Policisë, jo vetëm për ndihmën e sotme, por për gjithë kontributin e sakrificën e tyre për ruajtjen e rendit të sigurisë publike në përgjithësi dhe atë rrugore në veçanti.