Rekamë

Procesionarja e Pishës u bë problemi më i madh në vendin tonë gjatë muajve të parë të këtij viti. Vetë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit njoftoi zyrtarisht se në të gjithë vendin ishin prekur rreth 150 mijë hektar pishë e zezë nga procesionarja. Megjithëse problemi u bë shumë i madh, autoritetet nuk morën asnjë masë. Koha e përshtatshme ishte në muajin Mars, por në fillim të 10-të ditëshit të dytë, në vendin tonë u shfaqën rastet e para me Covid-19, duke bërë që problemi i procesionares të humbiste e askush të mos merrej me të. Në këtë situatë, insekti i rrezikshëm ka dalë nga qeskat dhe ka nisur procession e dytë të tij në tokë, duke bërë që të fitojë luftën ndaj autoriteteve vendore e qëndrore. Ky është masivi pyjor me pishë në fshatin Plan i bardhë në afërsi të Qafës së Buallit. Pamjet flasin vetë se si procesionarja e ka dëmtuar atë, duke e zhveshur plotësisht nga gjelbërimi. Nëse nuk do të ndërhyhet edhe vitin e ardhshëm, dëmi në ekonomitë pyjore me pishë në vendin tonë, do të jetë shumë më i madh se i këtij viti