Rekamë

11 pacientë me Covid-19 janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 356.

Ministria e Shendetesise ka bere sot me dije se ne vend jane 5 zona ku te gjithe personat e identifikuar te prekur, jane tashme te sheruar, pra e kane mundur koronavirusin.

“Rezulton se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar”- tha zv.ministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli, teksa dha te rejat me te fundit lidhur me situaten e semundjes ne vend.

Sipas saj, aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë.

“Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave”- theksoi ajo.