Ballina SOCIALE Plazh në Shkopet, të rinjtë nga Tirana “zëvendësojnë” detin me ujin e...

Plazh në Shkopet, të rinjtë nga Tirana “zëvendësojnë” detin me ujin e pastër të liqenit

0

  Temperaturat e nxehta që kanë përfshirë vendin kanë rritur nevojën e freskisë. Për t’i bërë ballë vapës shumë zgjedhin bregdetin. Por këta të rinj kanë udhëtuar nga Tirana në Shkopet. Zgjedhja e tyre ujin e pastër të këtij liqeni nuk është krejt e rastësishme. Vetë ata shprehen se duke ardhur këtu, jo vetëm që sfidon të nxehtin me freskinë e ujit, por shijon natyrën dh eke mundësi të peshkosh. Për shkak se liqenit i kalon rruga nacionale shumë pranë, ardhja këtu është e lehtë e me çdo lloj mjeti. Të rinjtë kanë marrë edhe ushqimin me vete, ndërsa shprehen se këtë perlë natyrore do tjua sugjerojnë edhe shumë të tjerëve që të vijnë ta vizitojnë në ditët në vijim të stinës së nxehtë të verës.

E gjithë vija liqenore e Shkopetit frekuentohet çdo ditë jo vetëm nga grupe të rinjsh por edhe familjarë që vijnë kryesisht nga Tirana, Laçi e Lezha.

Exit mobile version