PLAS në PS! Rama sherr të madh me kryebashkiakun – Detajet

PLAS në PS! Rama sherr të madh me kryebashkiakun – Detajet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje të tensionuar me dyer të mbyllura në Vlorë, ku ka kritikuar ashpër kryebashkiakun Ermal Dredha, drejtues të Partisë Socialiste dhe deputetë të qarkut. Mbledhja, e cila u shoqërua me debate të forta verbale, shënoi edhe një reformim të lidershipit të Partisë Socialiste në këtë qark.

Rama shprehu pakënaqësi të thellë për menaxhimin e sezonit turistik, mungesën e ujit të pijshëm dhe ankesat e shumta të qytetarëve për shërbimet. Ai fshikulloi Ermal Dredhën për punën e bashkisë, duke kërkuar gjithashtu dorëheqjen e një sërë drejtuesve të institucioneve në Vlorë, të cilët i konsideroi jo efikasë dhe neglizhentë në përmbushjen e detyrave.

Gjatë takimit, Kryeministri Rama mori vendimin për të ndryshuar bashkëkryetarët e Partisë Socialiste në Vlorë. Klevis Kason është emëruar në krye të degës së PS Vlorë, ndërsa Erjona Ismaili do të jetë bashkëkryetare. Ata zëvendësojnë Pirro Vengun dhe Vilma Bellon, të cilët e kishin mbajtur këtë detyrë që nga koha e fushatës elektorale.

Më tej, Rama kërkoi dorëheqjen e një pjese të madhe të administratës së bashkisë së Vlorës dhe kritikoi ashpër deputetët e qarkut për punën e tyre, të cilën e cilësoi të dobët. Sipas raportimeve, Kryeministri ka përdorur shpesh një ton të lartë dhe kritikues gjatë mbledhjes, duke shfaqur pakënaqësi për performancën e pothuajse të gjithë të pranishmëve.

Tensionet në mbledhje ishin të dukshme, duke treguar një reagim të fortë të Kryeministrit ndaj situatës në Vlorë.