Plani i Bardhë pa ujë të pijshëm, prej dy vitesh është shtrirë tubacioni

Plani i Bardhë pa ujë të pijshëm, prej dy vitesh është shtrirë tubacioni

Banorët e fshatit Plan i Bardhë, në Bashkinë e Klosit, vijojnë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se i gjithë tubacioni që do të sjellë ujë në shtëpitë e tyre është shtruar, ndërsa ujë nuk ka. Banorët shprehen se prej 35 vitesh po gënjehen për ujin e pijshëm ç’ka ka bërë që thuajse i gjithë fshati të largohet. Ujësjellësi i nisur rreth 2 vite më parë ende nuk ka përfunduar, ndërsa banorët shprehen se po gënjehen pasi ujë nuk ka. Ata kërkojnë me ngulm që ujësjellësi i ndërtuar të vihet në funksion dhe ato të kenë të paktën ujë për të pirë. Me hapjen e rrugës së Arbrit dhe me shpresën e ardhjes së ujit të pijshëm ka banorë që janë rikthyer në fshatin Plani i Bardhë, por sipas tyre problemi i mungesës së ujit të pijshëm vazhdon.
Fshati Plan i Bardhë u përfshi në një projekt që do të furnizonte disa fshatra me ujë të pijshëm në bashkinë e Klosit, por deri tani banorët thonë se uji nuk ka shkuar në këtë fshat.