lajm i fundit mat televizion
Rekamë

Një minator 55 vjeçar u aksidentua paraditen e kësaj të hëne në minierën e Bulqizës.

Mësohet se i aksidentuari A.Gj ka qenë duke punuar teksa është goditur nga gurë në thellësi të nëntokës.

Ai është nxjerrë jashtë nga kolegët e tij të cilët e kanë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë pas marrjes së ndihmës së parë, 55 vjeçari është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.