"Pini vodka se nuk ju gjen gjë". Presidenti kundër rrymës, rihap edhe stadiumet me tifozë

"Pini vodka se nuk ju gjen gjë". Presidenti kundër rrymës, rihap edhe stadiumet me tifozë

Ndryshe nga sa po vepron pjesa më e madhe e botës, që ka ndaluar të gjitha veprimtaritë sportive e artistike, presidenti i Bjellorusisë ka vendosur që të mos i ndalojë ato.

Kampionati bjellorus rifillon sot dhe ndeshjet do luhen me porta të hapura ku pritet të marrin pjesë edhe tifozët e ekipeve.

Presidenti i vendit ka këshilluar bashkëqytetarët e tij si të përballojnë koronavirusin.

“Punoni shumë, pini vodka e bëni sauna për të vrarë virusin në trup”, ka thënë Lukashenko, shkruan Sportmediaset.