Policia e Tiranës ka arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “PICASO” anëtarin e dhjetë të një bande grabitesish. Mësohet se ne pranga ka rënë K.D 45 vjec e ndaj tij rëndojnë akuzat e Vjedhjes, Grupit te strukturuar kriminal dhe vjedhje e kryer me shume se nje here ne kuadër të grupit te strukturuar kriminal. Ndaj këtij 45 vjecari gjykata e Krimeve të rënda kishte dhënë masën Arrest në burg paafat. Sipas letër-porosisë, nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017 një grup shtetasish shqiptarë me qëndrim të përkohshëm në Belgjikë po kryenin vjedhje me thyerje të banesave dhe objekteve të tjera. Konkretisht këta persona pasi vidhin në banesa vlera monetare dhe sende me vlerë si flori etj, i dërgonin ato në Shqipëri.
Në kuadër të operacionit janë kapur katër shtetas shqiptarë në Shqipëri dhe 6 shtetas të tjerë shqiptarë në Belgjikë.