Pezullohet nga detyra shefi i burgut të Reçit e dy zyrtarë të tjerë

0
4

 Pezullohen nga detyra 3 zyrtarë të burgut të Reçit në Shkodër. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e burgut të Reçit në Shkodër, Maliq Meta, i cili u emërua në detyrë këtë vit. E po ashtu, bashkë me të është pezulluar shefi i policisë së burgut, Robert Bundo dhe nënkomisari Gëzim Qosku, po ashtu i emëruar në burgun e Reçit. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë administruar dokumenta të falsifikuara për të krijuar kushte lehtësuese për 3 persona brenda qelive, të cilët kishin dhunuar një bashkëvuajtës dënimi. Më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit të dënuarit që deri më tani janë identifikuar me inicialet: “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”. Pas ngjarjes nënkomisari përpiloi raportin e parë për autorët, e më pas me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, ai hartoi raport të dytë duke falsifikuar edhe firmat e efektivëve të policisë “G.Q.” dhe “E.Z.”. Por hetimet zbuluan gjithçka.