Pëson shembje rruga Burrel – Skuraj

0

Të gjithë ata që udhëtojnë nga Miloti në drejtim të Burrelit dhe anasjelltas duhet të bëjnë kujdes, pasi në këtë aks përballen me të papritura.

Shirat e ditëve të fundit kanë shembur këtë pjesë rruge në fshatin Kokërdhok të Ulzës. Drejtuesit e automjeteve thonë se e gjithë gjendja e rrugës është e vështirë dhe me të papritura për shkak të shembjeve në disa zona. Edhe në këtë rast, drejtuesit e automjeteve kërkojnë që sinjalistika informuese e dëmtimit të rrugës duhej të ishte vendosur më larg për shkak se ata që lëvizin për herë të parë përballen me befasi. Qeveria shqiptare i ka vendosur kësaj rruge për mirëmbajtje rreth 14 milion euro, por edhe pse kontrata është firmosur që në muajin Korrik me firmën ALKO-IMPEX deri tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

Sink… Drejtues mjetesh

Më problematik paraqitet segmenti nga Skurajt deri në Burrel, ku ka prani të shembjeve të karrexhatës dhe gropave thuajse në të gjithë gjatësinë e tij.