Pesjaka me probleme, banorët: nuk do të votojmë më kurrë

Pesjaka me probleme, banorët: nuk do të votojmë më kurrë

Janë vetëm 500 metra rrugë nga rruga nacionale Maqellarë – Peshkopi, por gjendja është e degraduar. Banorët e fshatit Pesjakë janë të indinjuar me autoritetet vendore pasi prej 35 vitesh po mashtrohen si nga e majta ashtu edhe nga e djathta. Banorët shprehen se në këtë rrugë nuk është bërë asnjëherë investim i mirëfilltë në të ndërsa e vetmja urë që po ndërtohet kohët e fundit nuk është në parametrat e kërkuar. Banorët deklarojnë se sa herë ka fushata elektorale mbushen me premtime të shumta, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta, por pasi mbarojnë zgjedhjet askush nuk shkon më aty t’i pyes për hallet dhe problemet që kanë. Banorët deklarojnë se nëse nuk do të ketë zgjidhje për rrugën e tyre, atëherë do të bojkotojnë çdo lloj votimesh qofshin për bashki apo për deputet.

Mungesa e kanaleve kulluese në Pesjakë bën që sa herë ka reshje shirash uji të vërshojë në rrugë duke e dëmtuar atë dhe duke e bërë gati të pakalueshme.