Ballina Qarku Diber DIBËR Peshkopi. Unaza mbetet e papërfunduar prej vitesh, Bashkia stepet para pronarëve që...

Peshkopi. Unaza mbetet e papërfunduar prej vitesh, Bashkia stepet para pronarëve që kërkojnë dëmshpërblim

0

Ndonëse është trumbetuar si një ndër investimet m ëtë mëdha të kohëve të fundit në insfrastrukturë, unaza e qytetit të Peshkopisë ende nuk ka përfunduar. Janë 50 metra në anën lindore që nuk janë hapur ende, pasi Bashkia e Dibrës është në konflikt me privatët të cilët kërkojnë shpronësim për godinat që duhet të prishen.

Kjo situatë gjendet e tillë prej vitesh qëkur ka nisur ndërtimi i unazës së poshtme të këtij qyteti aks i cili do të shmangte lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët e brendshme të Peshkopisë. Qytetarët shprehen se Bashkia duhet të ndërhyjë menjëherë dhe të shpronësojë pronarët pasi ata janë me dokumentacion të rregullt.

Unaza e qytetit të Peshkopisë është një projekt i cili i ka kushtuar buxhetit të shtetit miliona lekë, por që deri tani nuk është finalizuar.

https://www.youtube.com/watch?v=Yo32ku9Y8WU
Exit mobile version