Prej 30 vitesh rrugët në hyrje e dalje dhe ato të brendëshme të qytetit të Peshkopisë nuk kanë parë rikonstruksion total, duke u kthyer në gati të pa kalueshme. Në prag fushatash elektorale janë shtruar zhavor e baltë sa për të mbuluar gropat dhe shumë rrallë në disa pjesë asfalt . Shoferët dhe banorët tregojnë se rrugët çahen hapen dhe mbyllen sa herë u duhet për të hapur kanale por kurrë nuk asfaltohen duke i lënë ato në gjendje shumë të katastrofike. Situata është e njëjtë në të gjitha rrugët e brendëshme ku mungesa e përgjegjësisë ka bërë që kushdo të çajë asfaltin apo të vendosë pengesa asfalto betoni. Me të njëjtën neglizhencë Bashkia Dibër ka parë edhe rrugën që të çon tek Llixhat. Kjo rrugë vetëm një km e gjatë është e degratuar plotësisht dhe ujërat e shirave shkojnë përmes rrugës, ndërsa në verë pluhuri është edhe më shqetësues. Bashkia Dibër Llixhat i përdor si burim të ardhurash, por megjithëse llixhat sjellin më shumë se 25 mijë vizitorë, rruga që të çon atje lihet në gjendje skandaloze.