Peshkopi, plagoset rëndë një 23-vjeçar në bulevard
Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një konflikti të çastit paraditen e kësaj të marte në qytetin e Peshkopisë.
Sipas policisë së Dibrës ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, në bulevardin “Elez Isufi” të qytetit të Peshkopisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Shtetasi I.G, 24 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh.D, 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë.
I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin Rajonal të Dibrës ku mori ndihmën e parë mjekësore, ndërsa për shkak të plagëve të marra është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin I.G dhe vijon aksionin për kapjen e tij. Materialet i janë kaluar prokurorisë, e cila vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.