
Ashtu si javën e kaluar edhe këtë të dielë nënat me fëmijë patën mundësinë të dalin jashtë me fëmijët e tyre. Në të gjitha qytetet e vendit nënat mbushën rrugët kryesore e po ashtu edhe parqet.
Edhe në qytetin e Peshkopisë, nënat dolën në bulevardin “Elez Isufi”. Ndryshe nga ditët e tjera në orët e paradites kur rrugët mbushen nga të gjithë qytetarët, sot ishin vetëm nënat dhe fëmijët e tyre, e tek tuk ndonjë i moshuar i cili nuk është mjaftuar me ajrosjen e djeshme.
Po sapo ora shënoi 11:00 të gjitha nënat me fëmijët e tyre u rikthyen në banesë për të vijuar qëndrimin, ndoshta deri të dielën e ardhshme kur mund të ketë edhe një orar tjetër për të dalë nga banesa.