Rekamë

Që prej së enjtes është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës antiCovid edhe në ambjent të jashtëm. Qytetarët nuk duhet të lëvizin në rrugë pa qenë të pajisur me maskë në të kundërt, do të gjobiten sipas aktit normativ.
Por në rrugët e qytetit të Peshkopisë janë konstatuar qytetar të pabindur. Policia e cila ka monitoruar lëvizjet gjatë gjithë kohës në rrugët e qytetit, ka gjobitur personat që janë konstatuar pa maskë.
Ndërkohë janë të pakët në numër ata persona që nuk përdorin maskë, ose e kanë atë me vete por nuk e vendosin. Pjesa më e madhe e qytetarëve i janë bindur vendimit të ministrisë së shëndetësisë dhe e quajnë atë një vendim të drejtë përsa kohë situata e krijuar nga koronavirusi është ende shqetësuese.
Veç ndëshkimeve të dhëna për të pabindurit, policia ka këshilluar edhe të tjerët që kishin maskat me vete por nuk i vendosnin, apo ata që i mbanin nën mjekër.