Rekamë

Manovrat e rrezikshme në rrugë shpeshherë bëhen shkak aksidentesh në Shqipëri. Raste të tilla papërgjegjshmërie janë të shumta, të publikuara edhe nga redaksia jonë. Së fundmi një video e ngjashme ka mbërritur para pak minutash në inbox-in e JOQ Albania, ku një person në Peshkopi është filmuar nga kamerat e sigurisë duke bërë drift me makinë dhe duke xhiruar gomat në mes të rrugës. Por e gjithë “shfaqja” prishet nga një patrullë e Policisë Rrugore e cila kalon aty. Menjëhere sapo e vë re, drejtuesi i mjetit nxiton të futet në një lavazh aty pranë.