Rekamë

Besimtarët mysliman të Dibrës falën mëngjesin e kësaj të premteje namazin e Fiter Bajramit si kurorëzim i përfundimit të muajit Ramazan. Të rinj e të moshuar mbushën ambjentet e pallatit të sportit “Bashkim Lala” të qytetit të Peshkopisë për të kryer ritin e faljes së Fiter Bajramit. Falja e namazit të Bajramit të Madh u nisi në orën 6 e 40 minuta.

Për shkak të numrit të madh të besimtarëve në Dibër falja e namazit të Bajramit bëhet çdo vit në ambjente të mëdha për shkak se xhamitë nuk kanë hapsirë të mjaftueshme. Fiter Bajrami është përmbyllja e obligimit të një nga 5 shtyllat e islamit, muaji Ramazan.

Kjo është festa e parë e rëndësishme e besimit Islam pasi 70 ditë më pas do të festojnë Kurban Bajramin.