Persona të paautorizuar në qendrat e votimit, Celibashi: Kemi komunikuar me policinë dhe…

Persona të paautorizuar në qendrat e votimit, Celibashi: Kemi komunikuar me policinë dhe…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se kanë komunikuar me policinë për disa raportime se persona të paautorizuar ndodhen nëpër qendrat e votimit. Në një deklaratë për mediat mbi procesin zgjedhor në 5 bashki të vendit, Celibashi deklaroi se nuk rezulton se ka pasur probleme, madje edhe nga forcat politike nuk ka marrë ndonjë shqetësim. “Kemi komunikuar me policinë e shtetit që të verifikojnë dokumentacionin që disponon secili nga ata individë. Me përjashtim të 2-3 rasteve nuk na rezulton se ka pasur problematika. Nga informacionet që ka marrë KQZ nuk kemi raportime të tilla. Pra për prani të personave të paautorizuar pranë qendrave të votimit. Ishte një diskutim në Mat, për disa lokale që janë rreth e qark ndonjë qendre votimi, por ato janë lokale, nuk janë zyra të partive politike. Nuk kemi marrë edhe ndonjë shqetësim nga partitë politike”, tha Celibashi.