Përplasje mes banorëve të Kurdarisë dhe firmës “Doma”
Banorët e Njësisë Administrative Suç, në Bashkinë e Klosit, vijojnë rezistencën e tyre duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-it “Doma” të kompanisë “3DM Construction”. Edhe këtë të martë, banorët u përlasën me përfaqësuesit e kompanisë të cilët ishin nisur për në kantierin e ndërtimit. Ata nuk i kanë lejuar të shkojnë ndërsa policia ndërhyri për të mos lejuar agravimin e situatës. Banorët pretendojnë se kompania në fjalë po vijon t’i provokojë dhe se duhet të presë vendimet e gjykatave pasi çështja tashmë është në duart e drejtësisë.
Ndërkohë, përfaqësuesit e kompanisë “3DM Construction”, inxhinieri Arben Perhati dhe Administratori Besmir Doma, ngrejnë pretendimin se projekti po zbatohet konform ligjit, ndërsa mbeten të hapur për të diskutuar me banorët.