Një aksident i rëndë u shënua këtë mbrëmje në aksin rrugor Shkodër – Oblikë. Policia bën të ditur se në hyrje të fshatit Oblikë, janë përfshirë në aksident dy motorçikleta.

Njëri nga drejtuesit e motorçikletës ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.