Përmbytet sërish banesa e familjes Çipi në Fullqet

0
22

Me gjithë ndërhyrjen e bërë pak javë më parë nga Drejtoria e Shërbimeve dhe Infrastrukturës në Bashkinë Klos, banesa e familjes Çipi nga fshati Fullqet është përmbytur nga uji që nga reshjet e para të shiut. Kryefamiljari Sami Çipi thotë se nuk është eleminuar problemi i rrjedhjes së kanalit vaditës edhe pse ai u betonua pak javë më parë. Sipas tij, uji që rrjedh nga kanali vaditës sidomos kur ka reshje shirash mbush katin e parë të banesës. Një tjetër problem i familjes Çipi mbetet edhe rruga e makinës. Betonizimi i kanalit vaditës pengon kalimin e mjeteve për tek banesa e kësaj familjeje. Ai thotë se problemet që kanë këtu janë prej afro 1 dekade dhe nuk po marrin zgjidhje përfundimtare.
Nga ana tjetër, Sami Çipi i bën edhe njëherë apel pushtetit vendor që të ndërhyjë dh eta përfundojë punën e nisur javë më parë.