
Ka përfunduar procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Socialiste në të gjithë vendin. Pas prezantimit të platformës drejtuesve në të gjitha degët, proces ky që u ndoq nga Komisioni i ngarkuar për të zhvilluar dëgjesat në të 61 bashkitë e vendit, është mbledhur pasditën e djeshme Kryesia e Partisë Socialiste, ku dhe ka bërë shpalljen e drejtuesve të rinj.
Në Bashkinë Dibër, Partia Socialiste do të drejtohet për mandatin në vijim me bashkëkryetar, nga Daniel Gjura dhe Alma Selami, në Bashkinë Bulqizë, dega e PS do të drejtohet nga Albion Gjini e Festime Mjeshtri. Armand Gjini do të drejtojë Partinë Socialiste në Bashkinë e Klosit, ndërsa në Bashkinë Mat kjo forcë politike do të drejtohet nga Hasan Pasha e Lindita Barçi.
Ndryshe nga herë të tjera, Partia Socialiste ka vendosur që në shumë degë të saj në të gjithë vendin, postin drejtues të degës tja besojë dy personave, një burri dhe një gruaje. Vetëm në tre bashki në të gjithë vendin procesi do të përsëritet.