Rekamë

Kjo e premte nuk solli vetëm festën e Kurban Bajramit, por për popullin matjan ishte edhe ngjarja më e rëndësishme historike, ajo e 31 Korrikut të vitit 1943 ku i gjithë populli u ngrit kundër okupatorit të huaj. Për të përkujtuar këtë ditë u zhvillua aktiviteti zyrtar pranë Muzeut Historik Mat, aty ku dhe ndodhet monumenti kushtuar kësaj kryengritjeje. Ceremonia u zhvillua duke respektuar rregullat e mbrojtjes nga Covid-19, gjë e cila ishte njoftuar edhe më parë. Në fjalën e saj, Përgjegjësja e Sektorit të Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore Suzana Kurti, risolli edhe njëherë në memorie këtë ngjarje të rëndësishme jo vetëm për Matin, por gjithë Shqipërinë.

Në fjalën e tij përshëndetëse për këtë ngjarje, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj vuri theksin tek uniteti i matjanwve si dhe uroi matjanët edhe festën e Kurban Bajramit.

Në emër të Organiztës së Veteranëve të LANÇ-it Mat, përshëndeti kryetari i kësaj organizate, Sefer Duka.

Më pas sipas protokollit zyrtarë u vendosën edhe kurorat me lule pranë lapidarit kushtuar Kryengritjes Popullore Matjane.