
Është përkujtuar të dielën që lam pas 77 vjetori i çlirimit të Matit. Aktiviteti në nderim të kësaj dite u zhvillua pranë lapidarit në fshatin Suç të Bashkisë Klos. Në këtë vend me 10 Korrik 1911 është mbledhur kuvendi krahinor anti-turk i Matit. E në nderim të kësaj ngjarjeje, me kërkesë të Organiztës së Veteranëve të LANÇ-it Mat, Bashkia e Klosit ka ndërtuar një lapidar përkujtimor. Të pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore por edhe inuguruese të lapidarit simbol të kuvendit të Suçit, ishin drejtues të Bashkisë Klos Ilmi Hoxha e Adelina Laçi, zëvendëskryetarja e Bashkisë Mat, Flutura Biba, drejtues të organizatës së veteranëve të degëve Mat e Klos etj. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Mat, Sefer Duka risolli në memorie kuvendin e Suçit si një ngjarje të madhe në luftën kundër osmanëve e po ashtu, ditën e çlirimit të Matit me 15 Gusht të vitit 1944.
Drejtuesit vendor të Bashkive Mat e Klos, të organizatës së veteranëve e të pranishëm të tjerë vend vendosën kurora me lule pranë lapidarit të Suçit.