
Bashkia e Bulqizës ka zhvilluar një aktivitet përkujtimor të një prej ngjarjeve më të rëndësishme historike të krahinës së Dibrës, ajo e luftës 9 vjeçare kundër pushtuesve serb. Pas shpalljes së pavarësisë nga perandoria Osmane, vendit tonë ju vërsulën fqinjët e ballkanit, duke dashur ta pushtonin. Me largimin e turqëve, fiqnjët ju vërsulën Shqipërisë në të katër anët, ndërsa në Dibër zbarkuan serbët. Pikërisht këtu nis edhe organizimi kundër pushtuesve ballkanas, luftë e cila zgjati nga 1912 deri në vitin 1921. Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla tha se kjo ngjarje është një shembull i qartë i heroizmit në mbrojtje të atdheut dhe se duhet të vazhdojë të jetë frymëzim për brezat e rinj.
Ndërkohë, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Bulqizë, Xhevat Jella bëri një rezyme të ngjarjeve të atyre 9 viteve luftime të popullit dibran.