PËRKUJTOHEN DËSHMORT E ATDHEUT A.LIKCANI, I.LIKCANI DHE H. HYSA, NË 80-VJETORIN E RËNIES

PËRKUJTOHEN DËSHMORT E ATDHEUT A.LIKCANI, I.LIKCANI DHE H. HYSA, NË 80-VJETORIN E RËNIES

Më 5 gusht u përkujtua 80-vjetori i rënies së tre Dëshmorëve matjanë: Ali Likcani, Ibrahim Likcani dhe Hysen Hysa, në përpjekje me forcat fashiste italiane për mbrojtjen dhe çlirimin e vendit nga pushtuesit. Me këtë rast, Organizata e Dëshmorëve të LANÇ dhe e Dëshmorëve të Tjerë të Atdheut, dega Mat, Kryesia e Komitetit të Organizatës së Veteranëve e Pasardhësve të LANÇ, Mat dhe Këshilli Zonal i Veteranëve e Pasardhësve të LANÇ Komsi, mbajtën një takim përkujtimor, ku oratorët vlerësuan veprimtarinë e këtyre tre Dëshmorëve të Atdheut që dhanë jetën në moshën e rinisë, me armë në dorë kundër pushtuesit italian:

Në këtë takim përkujtimor morën pjesë edhe veteranë e pasardhës veteranësh, anëtarë të organizatës së Dëshmorëve të Atdheut si dhe pjesëtarë e të afërm familjeve të tre dëshmorëve, për të cilët u shpërndanë edhe Çertifikata nderimi.