Përkujtohen dëshmorët e Matit, në ceremoni merr pjesë edhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

0

Janë përkujtuar këtë të enjte të rënët dëshmorë për liri e pavarësi në Mat. Në ceremoninë homazh të zhvilluar pranë varrezave të Dëshmorëve në qytetin e Burrelit veç drejtuesve vendorë të Bashkive Mat e Klos, Agron Malaj e Ilmi Hoxha, deputetes Aurora Mara i pranishëm ishte edhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, kryetaret e Këshillave Bashkiak Mat e Klos, Elisa Gjasta e Valbona Kola, nxënës të shkollave të qytetit të Burrelit pasardhës e familjarë të veteranëve etj. Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Mat, Sefer Duka, i cili riktheu në memorie aktet heroike të të gjithë të rënëve në luftën për pavarësi e liri.
Më pas sipas protokollit zyrtarë u bë vendosja e kurorave me lule pranë lapidarit të dëshmorëve si dhe homazhe tek varret e të rënëve në mbrojtje të atdheut gjatë luftërave për liri e pavarësi.
Më pas vizita homazh e zyrtarëve të lartë vendor e ministrit Manja u zhvendos pranë bustit të dëshmorit “Shahin Toçi”