Familja Çupi në Mamurras me origjinë nga Lisi i Matit ishte ndër ato familje që përfshiu tragjedia e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntor.

3 anëtarë të kësaj familjeje, Hajredin Çupi, Lule Çupi dhe djali i tyre Klement Çupi 34 vjeç i cili qëndroi 17 orë nën rrënoja po nuk mundi të dilte i gjallë. Për familjen Çupi dhimbja është e madhe, ndërsa i vëllai i Hajredinit që banon në Lis tregon momentet kur ka marrë lajmin e tmershëm për tre familjarët e tij në Thumanë.

I vetmi i mbijeturar në familjene Hajredin Çupit është djali i vogël i familjes, Nikolini i cili ishte kthyer nga Greqia veç një javë më parë, pasi do të fejohej. Kjo ishte edhe arsyeja që e kishte bërë familjen bashkë, ku kishte ardhur nga anglia edhe Klementi.