
Ky është 67 vjeçari Zuri Kaci banor i Lagjes së Re në qytetin e Bulqizës. Prej 11 vitesh Zuriu është i paralizuar si dhe ka mbetur i verbër. Historia e trishtë e tij nis nga viti i largët 1985, kohë kur Zuriu punonte si minatory në thellësi të minierës së Bulqizës. Ai u sëmur nga Turberkulozi i cili i la pasoja të rënda gjithë jetën. Edhe bashkëshortja e Zuriut, Fatime Kaci ka punuar në minierë, por e ndërpreu pas sëmundjes së bashkëshortit. Fatimeja tregon se vështirësitë për të përballuar jetesën janë të mëdha, për shkak se bashkëshorti i saj vuan nga një sërë sëmundjesh dhe qëndron vetëm në shtrat. Sipas Fatimes pensioni që merr si i verbër Zuriu nuk mjafton as për nevojat më elementare, ndërsa prej kohësh nuk i jepet pension tetraplegjiku, të cilin kërkon t’i rikthehet.
Të ardhurat ekonomike që ka kjo familje, sipas zonjës Fatime nuk ju mjaftojnë vetëm për medikamente apo të tjera nevoja që ka bashkëshorti i saj Zuriu.