Përfundon numërimi në Maqellarë. Ja cila parti shpallet fituese

0
15

Ka përfunduar numërimi i votave të 16-të qendrave të votimit të Njësisë Administrative Maqellarë të Bashkisë Dibër.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dominuese në këtë njësi ka qenë Partia Socialiste, me 45.41% të votave, ose 2185 vota në total. Ndërkohë forcë e dytë politike në këtë njësi ka rezultuar Partia Demokratike dhe koalicioni i saj, me 43.70% të votave, ose 2103 vota në total.