
Ura e që lidh fshatin Rrethe Baz me fshatrat Urakë e Rukaj në Bashkinë e Matit, e cila u dëmtua nga shirat e rrëmbyeshëm të vitit 2016, është rindërtuar. Prej pak ditësh kjo urë ka nisur funksionin e plotë të saj për të gjithë ata banorë që duan të lëvizin nga fshati Rrethe Baz në Urakë dhe anasjelltas. Për të parë nga afër këtë vepër publike ishte Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i shoqëruar nga nënprefekti i Matit Hasan Pasha. Malaj tha se ky investim është bërë me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me të cilën do të ketë bashkëpunime të tjera në të ardhmen.
Ura në fjalë ishte dëmtuar nga tejfryrja e lumit Mat 8 vite më parë. Ndërkohë, investimi i ri konsiston jo vetëm në rindërtimin e kësaj vepre arti, por edhe në rritjene bazamenteve të të dyja këmbëve në mënyrë të urës në mënyrë që të shmanget problematika e përmbytjes së saj sie përmbytjes së saj siç ndodhi në vitin 2016.