Ballina AKTUALITET Përfshihet nga flakët xhamia e Bulqizës! E dyta herë brenda 24 orëve...

Përfshihet nga flakët xhamia e Bulqizës! E dyta herë brenda 24 orëve të fundit! Reagon myftiu

0

 Xhamia e Bulqizës është përfshirë ditën e sotme nga flakët e zjarrit.

Qytetarët sapo kanë konstatuar zjarrin në ambientet e xhamisë, menjëherë kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Myftiu i Bulqizës, Sejdin Strazimiri, në një prononcim për Top Channel, është shprehur se zjarrvënia është e qëllimshme, pasi është hera e dytë brenda 24 orëve që bie zjarr.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit.

Exit mobile version