Gëzuar 30- vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike dhe të pluralizmit politik në Shqipëri!
Më 11 dhjetor 1990 studentët, pedagogët, intelektualët dhe qytetarët e Tiranës ndanë epokën e komunizmit më të egër në botë, me epokën e pluralizmit politik e fjalës së lirë, duke themeluar Partinë Demokratike të Shqipërisë! Partia Demokratike ishte partia e parë opozitare pas 46 vitesh monizëm ekstrem, dhe që lindi pas një revolucioni demokratik të dhjetorit ‘90 si një Parti e fjalës së lirë e të drejtave njerëzore, e interesit kombëtar të shqiptarëve dhe integrimit Europian dhe Euroatlantik të Shqipërisë! Që nga viti 1990 dhe deri sot:
Çdo zhvillim infrastrukturor i vendit ka projektues dhe zbatues, vetëm subjektin politik PD.
Çdo standart shtetformues dhe euroatlantik i vendit i arritur në këtë vend ka vetëm subjektin PD.
Çdo integrim i Shqipërisë në strukturat Euroatlantike, është bërë nga forca politike PD.
Shqipëria ka 8 vite që gjendet në situatën më kritike të saj në aspektin ekonomik për shkak të krimit, korrupsionit, drogës, papunësisë dhe eksodit masiv politik dhe ekonomik. Vendi ynë sot është më larg se asnjë herë tjetër në fushën e integrimit, të të drejtave të njeriut, të persekutimit politik, të fjalës së lirë dhe lirisë së mediave! Fitorja e zgjedhjeve të 25 prillit do të vijë, jo vetëm për shkak të pakënaqësisë mbarëpopullore ndaj kësaj qeverie vrasëse dhe kriminale, por për shkak të një programi mjaft ambicioz të subjektit politik të PD dhe vizionit e shpresës që ka krijuar tek çdo qytetar Lideri i PD dhe gjithe opozitës shqiptare zoti Lulzim Basha. Uragani popullor i fitores së PD-së ka filluar dhe do të triumfojë më 25 prill 2021!