Personat e dënuar që pritej të përfitonin nga amnistia e fundvitit do t’i kalojnë festat në qeli.
Edhe pse ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njoftoi se projektligji për amnistinë e të dënuarve do të miratohej brenda Dhjetorit, kjo gjë nuk u bë e mundur pasi ky projektligj nuk është pjesë e axhendës së këtij muaj.
Pritet që projektligji të bëhet pjesë e seancave të janarit kur Kuvendi të rinisë punën.
Nga amnistia pritet të përfitojnë mbi 600 të dënuar, kryesisht gra, të mitur dhe të moshuar.
Herën e fundit që pati amnisti për të dënuarit ishte viti 2016.